Këtë të hënë në Ferizaj në përvjetorin e 17-të të rënies u përkujtuan dëshmorët e UÇK-së ,Fatmir Ratkoceri i rënë në Koshare, si dhe Lutfi e Sylejman Haxhidema të rënë për liri në Manastirc.
Për të nderuar jetën dhe veprën e tyre, familjarë ,drejtues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së e qytetarë të tjerë , bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj.
Me këtë rast familjarë të dëshmorëve shprehën shqetësimin se familjet e dëshmorëve nuk po trajtohen si duhet dhe nuk po punohet që amaneti I deëshmorëve të qohet në vend.
’Fatkeqësisht, Shteti i Kosovës ka bërë krejt pak për dëshmorët dhe familjet e tyre. Këtë e them duke ditur se ende ka familje dëshmorësh që nuk kanë kulm mbi kokë, ende ka familje dëshmorësh që fëmijët e tyre mezi e sigurojnë bukën e gojës, ende ka familje dëshmorësh që nuk kanë kushte elementare për jetë në raport me pushtetarët e pasuruar dhe të verbuar nga pasuria dhe mirëqenia gati mbretërore. Ata, u pasuruan mbi kurriz të dëshmorëve dhe familjeve të tyre’’ u shpreh Rina Ratkoceri, e bija e dëshmorit Fatmir Ratkoceri.