25,11,2024

Memorandum Mirëkuptimi” për Projektin “Fuqizimi i Menaxhimit të Qëndrueshëm të Pyjeve Private dhe të decentralizuara 2016-2018”

Must Read

Komuna e Hanit të Elezit, Agjencia e Pyjeve të Kosovës dhe Fondacioni Holandez–Bashkojmë Vlerat e Natyrës (CNVP), nënshkruan “Memorandum Mirëkuptimi” me qëllim të realizimit të Projektit -“Fuqizimi i Menaxhimit të Qëndrueshëm të Pyjeve Private dhe të decentralizuara 2016-2018”

Përmes këtij Memorandumi palët shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar brenda kornizës për të mbështetur zbatimin e strategjisë se pyjeve lidhur me menaxhimin e përbashkët të pyjeve me pjesëmarrje të komunitetit, shoqatës se pronarëve të pyjeve, komunës së Hanit të Elezit dhe Agjencisë së Pyjeve të Kosovës.
Partnerët kryesorë të projektit janë Shoqatat lokale të Pronarëve të Pyjeve Private dhe kombëtare në trajtimin me menaxhimin dhe përdorimin e pyjeve të tyre, si dhe komunës dhe komuniteteve të tyre lokale në menaxhimin e qëndrueshëm dhe shfrytëzimin e pyjeve publike rreth fshatrave të tyre.
Projekti do të bashkëpunojë gjatë zbatimit me Ministritë e lidhura dhe Agjencisë Pyjore të Kosovës.
Bazuar në këtë memorandum dhe planin menaxhues në nivel të zonave kadastrale do të kalohet në identifikimin e përdoruesëve të pyjeve në fshatrat e përzgjedhura si dhe përpilimin e hartave pyjore me kufijtë e secilit nga përdoruesit.
Agjencia e Pyjeve të Kosovës brenda planeve vjetore të menaxhimit të pyjeve do të propozoj ngastrat dhe njësitë menaxhuese ku mendon se duhet të zhvillohet aktiviteti për vitet në vazhdim.
Fondacioni Holandez–Bashkojmë Vlerat e Natyrës (CNVP) do të bëjë hartimin e planit menaxhues, identifikimin e përdoruesve dhe përgatitjen e hartave apo modeleve të marrëveshjeve në mes aktorëve, mbështes me trajnime të ndryshme dhe merr për sipër të kryej shërbime me standarde më të larta.
Fondacioni Holandez–Bashkojmë Vlerat e Natyrës (CNVP) do të mbështet shoqatën e pronarëve të pyjeve për të bërë ndërgjegjësimin e banorëve lokal për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve lokale.
Memorandumin e Mirëkuptimit e nënshkruan Kryetari i Komunës Rufki Suma, në emër të Agjencisë Pyjore të Kosovës z.Ahmet Zejnullahu Kryeshef dhe në emër të Fondacioni Holandez (CNVP) z.Haki Kola Drejtorë vendorë i fondacionit.
Në aktin e nënshkrimit të këtij “Memorandum Mirëkuptimi” ishin prezent edhe Luan Zubaku këshilltarë për Pylltari dhe Zhvillim Rural nga CNVP-ja,Sebiha Ramaxhiku, Hajrush Kurtaj nga CNVP-ja, Enver Curri Kryetarë i Shoqatës së Pronarëve të Pyjeve Private të Komunës së Hanit të Elezit dhe Zaim Bela Koordinator i Agjencionit Pyjor Komunal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img