Sa i përketë deklaratës së Kryetarit të Komunës z. Muharrem Sfarqa i cili më nuk e ka respektin e qytetarëve për arsye se të gjithë i ka zhgënjyer me politikën e tij të vrazhdë dhe i ka dëmtuar jashtëzakonisht qytetarët duke i politizuar të gjitha institucionet publike, duke punësuar militantët e partisë së tij dhe duke larguar nga puna veteranët e UÇK-së, tani duket se radhën e ka Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj të dëmtohet nga Kryetari Svarqa me vendimin për ta izoluar atë me varreza të cilën ne kurrë nuk do ta pranojmë.
Protesta e parë ka qenë paqësore dhe vetëm në interes të studentëve, ndërsa nëse nuk shfuqizohet ky vendim brenda një muaji ne do ta ndryshojmë mënyrën e protestës.
Ne nuk po mirremi me aferat politike të Kryetarit Sfarqa, ngase nuk jemi subjekt politik dhe nuk i shërbejmë asnjë partie politike, por i shërbejmë interesave të studentëve dhe interesave të vendit tonë.
Kryetari Svarqa urdhëroi Kryesuesin e Kuvendit Komunal z. Faruk Guri të mbrojë vendimit e tij i cili para opinionit u mundua ta arsyetojë atë vendim se hapësira për të cilën bëhet fjalë është parcelë tjetër, por ai fliste për një pronë private që nuk kishte fare të bëjë me atë që ne kemi protestuar dhe aty nuk do të bëhen varrezat e qytetit.
Muharrem Svarqa nuk ka fare konsideratë për studentët, ku ai me vendimet e tij anulon hapësira për të ndërtuar Mensën dhe Konviktet që për këtë Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka kërkuar zyrtarisht ta ndajë këtë hapësirë për Mensë dhe Konvikte dhe Kryetari Svarqa pa asnjë arsye e ka anuluar këtë kërkesë duke mos pasur parasysh se ushqimet e shpejta që konsumojnë studentët janë të rrezikshme për shëndetin e tyre dhe ai nuk ka fare shqetësim për këtë. Me këtë vendim ka treguar se nuk ka interesim fare për studentët, por shikon vetëm interesat personale e mandej partiake të tij.
Studentet asnjëherë nuk e humbin interesin e tyre, nëse z. Svarqa ka qenë në Gjermani shpresoj që t’i ketë përcjellur protestat e studentëve të viteve 80’ta dhe 90’ta të paktën në televizion, sepse ndryshe nuk ka pasur mundësi t’i shikojë dhe besoj që është i vetëdishëm se studentët çdo herë kanë mbrojtur interesin e vendit. Prioritet për ne është mësimi dhe studimi, por edhe luftimi i padrejtësive që i’u bëhen studentëve dhe të rinjve, ai duhet ta ketë parasysh se studentët protestojnë dhe revoltohen atëherë kur gjendja është shumë kritike dhe që tri vite nuk ka punuar për të rinjtë dhe për studentët dhe ka shpenzuar buxhetin komunal duke i blerë Organizatat e Shoqërisë Civile për të manipuluar me ta, por mos të harrojë se ne nuk jemi të tillë.
Studentët kanë të drejtë të kërkojnë hapësira publike për të ndërtuar atë që atyre u takon.
Para Universitetit është vendi më i përshtatshëm për të ndërtuar Mensën dhe Konviktet dhe ne vazhdimisht do të kërkojmë derisa kjo hapësirë të ndahet për këtë qëllim.