28,04,2024

Ferizaj: Studentët nuk i duan varrezat afër Universitetit, duan mensë dhe konvikte

Must Read

Demokracia Studentore organizatë studentore në Ferizaj ka protestuar kundër ndërtimi të varrezave afër kampusit universitar të këtij qyteti.

Përfaqësuesi i studentëve ka thënë për Ora e Fundit të Klan Kosovës se duan konvikte dhe menzë dhe nuk do lejojnë që hapësira të shfrytëzohet për varreza.

“Kërkesat tona kanë qenë që të anulohet vendimi që të ndërtohen varrezat para Universitetit, ky është lokacioni.”

“Ne kemi kërkuar që kjo hapësirë të na jepet neve që të ndërtohet menza dhe konvikte, por kjo është anuluar nga kryetari i Komunës.”

“Ne kërkojmë ato që na takojnë neve, ne do t’i arrijmë objektivat tona deri sa hapësira të shfrytëzohet për studentë, njofton Klan Kosova.

Faruk Guri kryesues i Kuvendit Komunal ka thënë se hapësira për varreza është larg Universitetit dhe kërkesat  e studentëve nuk janë të bazuara.

“Ne jemi në ngjarje për protestën e organizuar nga studentët në besojmë që kjo proteste nuk ka qenë dashur të ndodhë, pasi protesta është dashur të orientohet në atë formë që të adresohet kërkesa e qartë.”

“Vendi për varreza është afër 150 metra larg Universitetit gjë që nuk ka të bëjë farë për hapësirën e fakulteteve. Hapësira e paraparë për varreza është 20 ari.”

“Edhe menza edhe konvikti nuk korrespondojnë me këtë hapësirë,” ka thënë Guri, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img