Këtë të martë në hapësirat përballë Pallatit të Sporteve “Bill Clinton” , aty ku është vendosur cirku është protestuar kundër keqtrajtimit të kafshëve.
Një grup i të rinjve ferizajas sot ka protestuar para cirkut në Ferizaj kundër keqtrajtimit të kafshëve të cirkut dhe kanë shpërndarë fletushka për sensibilizimin e qytetarëve lidhur me trajtimin dhe metodat jo “humane” që përdoren gjatë trajnimit të tyre.
“Jemi këtu për të protestuar kundër keqtrajtimit i cili u bëhet kafshëve në Cirk. Të gjitha keqtrajtimet të cilat bëhen ndaj këtyre kafshëve janë të ndaluara me ligje të Kosovës.dhe ligje ndërkombëtare.Shumë shtete në rajon dhe botë duke u bazuar në këto ligje ndalojnë cirkun me kafshë në shtetet e tyre.prandaj përmes kësaj proteste bëjmë thirrje tek organet kompetente që të zbatohet ligji dhe të ndalohet ky cirk. Cirku në botë nuk cilësohet si aktivitet argëtues por si një e padrejtë që u bëhet kafshëve” tha Fazli Shabani mjek veterinar.
Shabani tha se fakti se gjatë trajnimit përdoret dhunë në shumë shtete është i ndaluar me ligj cirku.
Ardit Shamolli i cili kishte dalë për të protestuar jemi vetëm të rijnë ferizajas që i jemi bashkëngjit kësaj iniciative për të reaguar dhe informuar qytetarët se çfarë ndodh brenda cirkut dhe maltretimeve të cilave u nënshtrohen këto kafshë.Maltretimet të cilat bëhen ndaj këtyre kafshëve janë të ndaluara me ligje të Kosovës.
Gjatë kësaj kohe të rinjtë shpërndanin edhe fletushka në të cilat ishin paraqitur mënyrat e trajtimit dhe trajnimit të këtyre kafshëve.
Jemi duke shpërndarë fletushka të cilat tregojnë jetën reale të kafshëve të cirkut.Kjo është një fushat sensibilizuese për tu sqaruar të gjithë atyre që vijnë të shohin këto kafshë,me gjithë atë që u duken ato të “hareshme” apo të “lumtura” por realisht ato nuk janë, pasi trajnimet e tyre bëhen në mënyra të dhunshme dhe me mjete të ndaluara” tha Alba Sylejmani,njëra nga protestueset.
Këta protestues kërkonin që sa më parë të ndalohen shfaqjet e cirkut në Ferizaj dhe të zbatohen ligjet për mbrojtjen e kafshëve në bazë të ligjeve të Kosovës.
Nga pjesëmarrësit u bë e ditur se këto protesta do të vazhdojnë edhe ditëve të ardhshme në kohën kur janë të parapara shfaqjet në këtë cirk.