Në këtë shënim të këtij përvjetori, ishin të pranishëm figura udhëheqëse të Lidhjes Demokratike të Kosovës të udhëhequr nga kryetari i saj, njëherit dhe kryeministër i Kosovës, akademik Isa Mustafa, qytetarë, anëtarë dhe simpatizant të LDK-së.
Lidhja Demokratike e Kosovës, parti e vlerave, ka udhëhequr shtetin në momentet më kritike, ku edhe tani po udhëheq shtetin dhe po zhvillon vlerat demokratike, po hap rrugët Europiane dhe perspektivën për të gjithë qytetarët e vendit tone: tha kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, njëherit dhe kryetar komune, z. Muharrem Sfarqa, në fjalën e tij përshëndetëse në këtë manifestim.
Këtë manifestim e përshëndeti edhe kryetari i LDK-së, njëherit dhe kryeministër i Kosovës, akademik Isa Mustafa, duke i përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe duke i falënderuar që i qëndruan besnik Lidhjes Demokratike të Kosovës pa marrë parasysh rrethanave nëpër të cilat ka kaluar.
Në këtë manifestim u nda edhe çmimi tradicional “ Dr. Ibrahim Rugova” ku këtë herë ju nda aktivistit që kontribuoi për vite të tëra për Lidhjen Demokratike të Kosovës, z. Musa Emini.
Gjithashtu në këtë manifestim aderuan rreth 500 të rinjë, ku në mënyrë simbolike 26 prej tyre morën librezat nga kryeministri Mustafa dhe kryetari Svarqa.