Ferizaj 12.05.2016– Ish punëtorët e Fabrikës së Tubave në orët e mbrëmjes janë vizituar edhe nga deputet e e Parlamentit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica, Agim Aliu dhe Mexhide Mjaku-Topalli.
Edhe deputetët nga radhët e PDK-së u solidarizuan me kërkesën e ish punëtorëve të Fabrikës së Tubave që të zbatohen vendimet e gjykatave dhe të bëhet pagesa e mjeteve gjë e cila është votuar edhe në Kuvendin e Kosovës nga deputetët.
Elmi Reçica tha se solidarizohen me kërkesat e këtyre punëtorëve dhe do të bëjnë atë që është në kompetenca të tyre të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problem.
“Ardhja e jonë këtu tregon për interesimin tonë për çështjen tuaj të pazgjidhur. Ne që nga dita e parë kemi bërë rrugëtim të përbashkët për realizimin e të drejtës suaj që ju garantohet me aktvendimet e Gjykatave të Kosovës, duke filluar nga Gjykata Themelore e Ferizajt e deri tek Gjykata Kushtetuese. Të gjitha procedurat janë përmbyllur dhe ka mbetur që vetëm Agjecioni i Privatizimit të Kosovës të zbatoi aktvendimin e Gjykatës. Për këtë janë nxjerrë edhe rekomandime nga Parlamenti i Kosovës. Kemi pasur dhjetëra takime edhe me ish kryeministrin, tani President i Kosovës , Hashim Thaçin. Për këtë Qeveria e Kosovës ka pasur edhe vërejtje nga zyra e përfaqësuesit special të BE-së Zhbogar për mos respektimin e aktgjykimeve të Gjykatave të Kosovës. Rasti i juaj është i veçantë, sepse ju keni ndjekur të gjitha procedurat e rregullta që nga viti 1990. Serbia duhet të paguaj për të gjitha dëmet që u ka shkaktuar punëtorëve shqiptarë duke i larguar padrejtësisht nga puna” tha Reçica.
Reçica u tha grevistëve se si deputet do të angazhohen që këta të kenë një takim edhe me Kryetarin e Kuvendit , Kadri Veselin dhe Kryeministrin Isa Mustafa.
“Shembulli i juaj tregon më së miri se si kërkohet e drejta e qytetarit si ajo individuale edhe ajo kolektive. Ju keni shfrytëzuar të gjitha mjetet juridike për një të drejt tuajën” ka thënë Reçica.
Deputeti Agim Aliu për kërkesat e këtyre punëtorëve tha se vetëm duhet vullnet për zbatimin e ligjit, e që është e drejt kushtetuese e çdo qytetari.
“Nuk ka asnjë arsye të vetme për mos zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin e Fabrikës së Tubave. Është rast unik dhe nuk paraqet hapje të kutisë së Pandorës. Vetëm duhet vullnet për zbatimin e vendimeve për të treguar se Republika e Kosovës është shtet dhe respekton vendimet që merren për qytetarët e e vetë qoftë individual apo kolektiv. Shembulli i aktgjykimit dhe luftës së bërë nga ana e punëtorëve të të Fabrikës së Tubave tregon më së miri se si ushtrohet një e drejtë e qytetarëve dhe do të duhej të shërbente si model në jurisprudencës se si ushtrohet një e drejtë” tha Agim Aliu.
Ndërsa deputetja Mexhide Mjaku-Topalli tha se mënyra se si po takohemi këtu është shumë e vështir edhe për ne si deputet të cilët kemi besimin tuaj që të mbrojmë interesat e juaj.
“Ne jemi të gatshëm të ju shërbejmë juve ashtu siç ju kemi shërbyer .Do të bartim kërkesat e juaja në çdo nivel qendror që ato të realizohen sa me shpejt” ka thënë Mexhide Mjaku-Topalli.