Ish-punëtorët e fabrikës së gypave në Ferizaj, të cilët që nga viti 2014 janë në grevë, kanë vendosur që ta ndërpresin atë përkohësisht, raporton KTV.
E ky vendim vjen pas konfiskimit të tendës nga ana e Policisë.
Grevistët kanë dërguar një kallëzim penal ndaj Policisë së Kosovës, pasi që konsiderojnë se ajo shkeli ligjin për grevat.
Ata po konsiderojnë se policia me largimin e tyre nga sheshi, shkeli ligjin për grevat dhe shkeli të drejtat e tyre.
Mirëpo, Policia e Kosovës përmes një përgjigje të shkurtër me e-mail ka thënë se të gjitha veprimet e tyre janë ndërmarrë në përputhje me ligjin dhe në bashkëpunim me Prokurorinë.