25,11,2025

Nesër, ndërprerje e planifikuar e energjisë elektrike në Ferizaj

Must Read

KEDS ka njoftuar për ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte.

Kësisoj, në Ferizaj, më 06.05.2016 në kV Ferizaji II do të shkyçet dalja 10 kV Kosovatransi nga ora 10:30 deri në orën 12:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kosovatransi, Ndërtesa e FSK-së, Kosovatransi, Remonti dhe Kombinati i Drurit.

Në Ferizaj do të shkyçet edhe dalja 10 kV TMK nga ora 12:30 deri në orën 14:00.

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: TS FSK (ish TMK) dhe Minexi, sikurse edhe dalja 10 kV Fabrika e Vajit nga ora 14:00 deri në orën 15:30.

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë: Fabrika e Vajit, përcjell Koha.net. Shkyçja bëhet për shkak të realizimit të punimeve të planifikuara nga ekipet e KEDS-it, shqyrtimi i rregullt i mbrojtjeve rele në kthinen 10 kV.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Fer Volley fitues i Kupës së Federatës

Finalja e Femrave – Kupa e FederatësFer Volley 3-0 Ferizaj25-22, 25-14, 25-18Trofeu i Kupës së Federatës u dorëzua fillimisht...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img