Në 17-vjetorin e rënies, të enjten në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Ramadan Rexhepi-Adidasi dhe Imri Halili, të rënë në Jezerc të Ferizajt.Me këtë rast homazhe dhe kurora me lule kanë vendos familjar, të afërm, nxënës dhe shumë qytetarë.
Familjarët e dëshmorëve thonë se dhimbjen e kanë shndërruar në krenari dhe se vetë pjesëmarrja e qytetarëve tregon më së miri respektin jo vetëm për këto dy figura po për të gjithë dëshmorët.
Familjarët e dëshmorëve kanë falënderuar tē gjithë ata të cilët kishin ardhur të nderojnë dëshmorët.
“Ata që ranë në altarin e lirisë gjithmonë do të jenë në zemrat dhe kujtesën e popullit. Sot gjaku i tyre po bënë dritë dhe Kosova po ecën në rrugën e sigurt të shtetndërtimit. Ishte familja Jashari ajo që dha shembullin se pa flijime nuk fitohet liria” tha Habib Halili, babai i dëshmorit Imri Halili.
Homazhe dhe kurora lulesh u vendosën edhe tek lapidari i dëshmorit Ramadan Rexhepi-Adidasi në vendin e rënies tek Lagja e Ugzmajlve në Jezerc.