29,11,2024

NISMA në Ferizaj i bashkohet Vetëvendosjes

Must Read

Kryesia e degës së NISMA për Kosovën dega në Ferizaj me kryetarin Valon Ramadani sot zyrtarisht kanë kaluar në Vetëvendosje.
Valon Ramadani i cili ditë më parë së bashku me kryesinë e degës së Ferizajt kanë dhënë dorëheqje nga NISMA tha se bindjet e tyre për zgjidhjen problemeve të qytetarëve të tyre nuk kanë ndryshuar dhe këtë më së miri do ta vazhdojnë në LVV.
“Jam i kënaqur që tashmë jam zyrtarisht si anëtar i Vetëvendosjes. I takoj gjeneratës së re dhe dua të jem me të rinjtë. Sa u përket bindjeve politike, nuk është se unë kam ndryshuar bindjet politike, i kam po ato bindje, bindjen për ruajtjen e sovranitetit, për qeverisje të drejtë, për drejtësi sociale, për dinjitet qytetar, thjesht e kam gjetur veten në lëvizjen Vetëvendosje, e cila sot është i vetmi mekanizëm politik nëpërmjet të cilit realizon veten tënde politike origjinale. Vetëvendosje ka dhënë provimin. njerëzit ashtu edhe partitë në lakmi provohen e tregohen. Vetëvendosje është treguar partia e vetme këmbëngulëse e serioze për ndryshimin, alternativa e saj është bindëse, lëvizja është si të thuash përtejpartiake” ka thënë Valon Ramadani.
Aderimin e kryesisë së NISMA-s s bashku me kryesinë e forumit rinor e ka përshëndetur edhe kryetari I LVV Visar Ymeri.
Ymeri ka falënderuar anëtarët e rinj për bashkëpunimin e deritashëm. Ai tha se me rritjen e Lëvizjes Vetëvendosje, po rritet edhe shpresa për një Kosovë me integritet.
Ymeri ka sqaruar se kjo nuk është luftë mes partive opozitare se kush po merr më shumë anëtarë, por sipas tij, këta të rinj janë të vendosur në qëndrimet e tyre kundër qeverisjes aktuale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img