Ferizaj, 30 prill 2016:
Rrjeti i OJQ-ve AVONET, shpreh shqetësimin për gjendjen e mos menaxhimit të mbeturinave në qytetin e Ferizajt, një gjendje e tillë si ajo që ishte në afërsi të objektit Komunës së Ferizajt në mëngjesin e sotëm.
Kjo gjendje jo që humb imazhin e qytetit dhe krijon pasiguri nga qentë endacak, po rrezikon të shfaq epidemi nga mbeturina e grumbulluar e gjithashtu rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, e veçanti fëmijëve. AVONET konsideron se ky keq menaxhim të mbeturinave po ashtu e vlerëson si rrezik për shëndetin e njeriut.
AVONET, kërkon nga kryetari i Komunës së Ferizaj z. Muharrem Sfarqa që të ushtroj presion tek kompania e “Pastërtia” që të menaxhoj dhe ridizajnoj strategji për shtuar aktivitete në marrjen e mbeturinave.
Këto foto janë bërë sot me 30 prill 2016