03,05,2024

A është Adrian Salihaj djali i deputetit Adem Salihaj?

Must Read

Pas publikimeve  nëpër disa media për jetën  luksoze të djalit të deputetit Adem Salihaj ka reaguar  Adrian Salihaj, të cilit  me këtë rast i është publikuar edhe  fotoja  me deputetin Adem Salihaj.

Adrian Salihaj i tha FerizajPressit se është ndier i revoltuar me këtë  veprim. Ai tha se  me deputetin Salihaj janë  të afërt si kushërinj por nuk është djali i tij. Adriani tha se të gjithë  në rrethinë e din  se i kujt jam por kjo është bërë me qëllime të caktuara.

“ Kjo nuk është e vërtet, është sulm i radhës ndaj deputetit më të guximshëm të LDK-së Adem Salihaj.Unë  Ademin e kom kushëri dhe nuk jam djali i tij. Këtë e bënë  disa gazetar amatorë dhe disa portale vetëm që të marrin Like.Unë ato do ti denoncojë në polici për shpifje. Drejtësia do të merret me  ta” tha  Adrian Salihaj,ekonomist i diplomuar, anëtar i kryesisë së LDK-së, dega në Kaçanik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img