22,11,2024

Mustafa: Ferizaj të përfaqësohet si duhet në Qeveri

Must Read
Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Nehat Mustafa, ka kërkuar që kuadrot e kësaj partie nga komuna e Ferizajt të jenë të përfaqësuar më denjësisht në institucionet qendrore, konkretisht në përfshirjen e Qeverisë.
“Gjatë fjalës sime në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, fuqishëm potencova mospërfaqësimin e Ferizajt në institucionet qendrore. Pres me shumë bindje, që pas rrethanave të reja të krijuara, Ferizaj do ta marrë vendin e merituar të përfaqësimit”, ka shkruar Mustafa në profilin e vet në “Facebook”.
Nehat Mustafa aktualisht mban postin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img