23,11,2024

Ministria e Komuna synojnë rikthimin e bifurkacionit në Ferizaj [video]

Must Read

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të nënshkruajë të mërkurën Memorandumin për Bashkëpunim me Komunën e Ferizajt për bashkëfinancimin e projektit “Funksionalizimi i Bifurkacionit në Lumin Nerodime”.

Rrjedha e bifurkacionit në lumin Nerodime me muaj të tërë është bllokuar nga bizneset private dhe me këtë projekt synohet rikthimi i rrjedhës së lumit te bifurkacioni.

Grupi Koha ka raportuar në vazhdimësi për bllokimin e rrjedhës që lumin e Nerodimës e ndanë në dy dete, atë Egje dhe Detin e Zi, çka e bën këtë fenomenin e dytë të këtij lloji në botë pas atij në Venezuelë të Amerikës Latine.

Shtrati i lumit që në vendin kur ndahet e që përfundon më pas në dy dete mbetet i tharë, derisa zyrtarët e Komunës së Ferizajt, thonë se së shpejti do të bëjnë zgjidhje për problemin. Në këtë vend vijnë vizitorë nga vende të ndryshme të botës, por nuk e gjejnë atë që kanë pritur, raportonte KTV.

Bifurkacioni i lumit Nerodime, tash e një kohë ka mbetur vetëm shtrati i tharë i një lumi që ndahet në dy degë, e që dikur përfundonin në dy dete.

Kjo gjendje, sipas Shaban Kashtanjevës, është krijuar pasi që lumit Nerodime i është penguar rrjedha nga një restorant tjetër afër, e pavarësisht ankesave, zgjidhja nuk është bërë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img