27,08,2025

Aksident komunikacioni me fatalitet në Ferizaj

Must Read

Sot  rreth orës 00:22 minuta, në rrugën ,,Enver Topalli” në Ferizaj ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku me ç’rast ka humbur jetën, M.S. (17 vj.) nga Ferizaj.

Sipas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes, deri te aksidenti fatal ka ardhur derisa ngasësi, tashmë i ndjeri, po qarkullonte në rrugën ,,Enver Topali” me veturën “Opel Korsa” ku  për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës,kalon në anën e kundërt të rrugës dhe  përplaset në shtyllën e betonit , thuhet në raportin e Policisë Rajonale të Ferizajt.

Në vendin e ngjarjes kan dalur  njësitet policore dhe ndihma e shpejtë,ku viktima është dërguar në spitalin e qytetit dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njejti kishte ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili e ka autorizuar Njësinë Rajonale të Trafikut që të merret me hetimin e rastit, ndërsa ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img