07,02,2026

Ilazi takon delegacionin e BERZH-it, diskutohet për strategjitë zhvillimore

Must Read

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane  Ramadan Ilazi  sot ka  zhvilluar  një takim  me  delegacionin nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), lidhur me përfshirjen e prioriteteve zhvillimore të Qeverisë së Kosovës në përgatitjen e Strategjisë Zhvillimore të BERZH-it për Kosovën.

“Gjatë këtij takimi prezantuam prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të përcaktuara në Strategjinë Zhvillimore Kombëtare 2016-2021.Gjithashtu diskutuam për Listën e Projekteve Prioritare të përcaktuara në kuadër të Këshillit Kombëtar për Investime i cili bashkë kryesohet nga Ministria e Integrimit Evropian” ka thënë Ilazi.

Ndërkaq delegacioni i BERZH, i kryesuar prej z. Holger Muent, drejtor për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka shprehur gatishmëri për të mbështetur prioritetet zhvillimore të Kosovës, me fokus të veçantë ato që kanë të bëjnë me komunat e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img