Babush,Ferizaj– Dje pas mesnatës, policia ka marrë njoftimin se në fabrikën për prodhimin e dyerve dhe dritareve “Liridoni” në fshatin Babush, janë vjedhur makina dhe pajisje në vlerë rreth 70 mijë euro. Sipas viktimës, N.B. (37 vj.), i cili e kishte paraqitur rastin, makinat janë vjedhur nga dera kryesore e objektit dhe janë ngarkuar me pirunjerin e fabrikës, ka njoftuar policia e Ferizajt.
Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, hetuesit informohen se fabrika është në bashkëpronësi të dy personave: N. B. cili e kishte paraqitur rastin, dhe të, B.Ll . (48 vjeç).
Pas hetimeve përmes rrugëve operative të hetuesve të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, ka rezultuar se rasti i raportuar si vjedhje e rëndë, të jetë keqpërdorim i besimit.
Në cilësinë e të dyshuarit, është intervistuar bashkëpronari, B.Ll, i cili në prezencë të avokatit mbrojtës, deklaron se në emër të shlyerjes së borgjit prej 10 mijë eurosh, makinat ia kishte dërguar personit, F.D. i cili e ka pranuar se i ka marrë makinat.
Ndërkohë që hetuesit janë duke punuar edhe në zbardhjen e hollësive të tjera lidhur me rastin, prokurori i shtetit ka urdhëruar që i dyshuari, B. Ll. të dërgohet në mbajtje për 48 orë./FerizajPress