Me një parakalim të nxënësve dhe qytetarëve nëpër qytetin e Ferizajt është shënuar përvjetori i demonstratave të 3 Prillit të vitit 1981.
Nxënës të shkollave fillore dhe atyre të mesme të Ferizajt sot kanë parakaluar nëpër qytetin e Ferizajt në shenjë të shënimit të përvjetorit të demonstrative të 3 prillit të vitit 1981.
Ekipe të zgjedhura nga shkollat ,me pankartat e shkollave të tyre kanë filluar marshin nga shkolla e mesme teknike “Pjetër Bogdani” deri tek Palestra e sporteve ”Bill Clinton”
Gjatë këtij parakalimi të cilit i ishin bashkëngjitur edh struktura komunale, nënkryetari i Ferizajt,Xhavit Zariqi dhe Drejtori i DKRS-së Naim Ferati dhe shumë qytetarë, u vunë kurora lulesh para ndërtesës së stacionit të policisë, atu ku më 1981 Dëshmori i Kombit, Afrim Abazi, ishte hedhur nga ndërtesa prej policisë serbe.
Më pastaj turma u drejtua nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton” ku nga DKRS e Ferizajt ishin paraparë edhe gara në mes nxënësve të këtyre shkollave.