22,11,2024

Zëvendësministri Nehat Mustafa priti rektorin e Universitetit të Ferizajt

Must Read

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Nehat Mustafa priti në  takim rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, z. Agron Bajraktari.

Zëvendësministri Mustafa e informoi rektorin Bajraktari për gjendjen e sigurisë në vend dhe shprehu interesimin që studentët e Universitetit të Ferizajt të jenë pjesë aktive e fushatave të ndryshme që organizohen nga MPB.

Ndërsa, rektori Bajraktari e njoftoi zëvendësministrin Mustafa me sfidat me të cilat po përballet Universiteti i Ferizajt, si dhe për përkushtimin e madh që po tregojnë  menaxhmenti, stafi akademik dhe studentët, me qëllim të rritjes së cilësisë së studimeve.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduam që së shpejti në Universitetin e Ferizajt të organizohet një prezantim i aktiviteteve të Strategjisë Kombëtare kundër Narkotikëve. Ky prezantim do të jetë pjesë e fushatës parandaluese, përmes së cilës synohet vetëdijesimi i qytetarëve lidhur me rreziqet e përdorimit të narkotikëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img