Në mënyrë simbolike në sheshin e qytetit të Ferizajt, u mbjellën fidane dhe lule nga më të ndryshmet në kuadër të aksionit një mujorë që do të mbahet në qytetin tonë për pastrimin e hapësirave publike.
Këtij aksioni ju bashkuan drejtorë të drejtorive komunale, drejtues të ndërmarrjes “Pastërtia” si dhe nxënës të shkollës së mesme të mjekisë “Elene Gjika”në Ferizaj.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të shërbimeve publike në Ferizajt, Ismet Vranovci tha se ky aksion ka një rëndësi shumë të madhe për të gjithë qytetarët ferizajas, sepse po krijohen hapësira të reja të gjelbëruara dhe po bëhet një pastrim më i detajuar i qytetit.
Edhe ushtruesi i detyrës së ndërmarrjes “Pastërtia” Dugagjin Hetemi, u shpreh se data 1 prill shënon edhe muajin e pastërtisë për qytetin e Ferizajt.
Aksioni është i përbashkët i Komunës së Ferizaj dhe ndërmarrjes ‘Pastërtia”.