29,04,2024

Organizohet Turneu Memorial i veteranëve “Gani Maloku”

Must Read

Me 15 tetor në shkollën “Faik Konica” në Ferizaj (lokacioni: https://goo.gl/maps/fsnTd3q3DxfLARat7 ), FPPK në bashkëpunim me Kpp ‘Gani Maloku’ kanë paraparë organizimin e turneut memorial të veteranëve “Gani Maloku”.

Turneu do të organizohet për këto 5 kategori:

*40 – 49 vjeçar (të lindur në vitin 1982 ose përpara)
*50 – 59 vjeçar (të lindur në vitin 1972 ose përpara)
*60 – 64 vjeçar (të lindur në vitin 1962 ose përpara)
*mbi 65 vjeçar (të lindur në vitin 1957 ose përpara)
*Çifte (double)

Paraqitjen e lojtarëve mund ta bëni deri të enjten më 14 tetor në ora 16:00 në emailin komisionigarave@fppk.com

Shorti do të hidhet para fillimit të garave.

Garat do të zhvillohen fillimisht në fazën e grupeve sipas sistemit secili me secilin, për të kaluar pastaj në skeletin kryesor me sistem eliminimi, ndërsa në kategoritë që ka numër të vogël të pjesëmarrësve do të zhvillohet vetëm sistemi secili me secilin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img