Pas një deklaratë të dhënë nga Balton Dërguti në emisionin Infomagazin, në lidhje me Listën Guxo, sot ka reaguar Lista Guxo, dega në Ferizaj.
Ky është reagimi i plotë i Lista Guxo në Ferizaj
Drejtor, ti mundesh me fol për “Ne mundemi” por jo për Listën Guxo!
Me pas guxim me fol me kredibilitet duhet me qenë pjesë e saj, e jo jashtë saj!
Fillimisht duhet me vu në pah se z. Balton në Listën Guxo ka pas punë vetëm teknike dhe jo përfaqësuese, duke mos qenë as kandidat për deputet.
Nuk duhet me ndje veten komod me fol për vlera e korrektësi kur dihet mirë se qëllimi i vetëm i tij ka qenë me marrë një pozitë për vetën e vetë, e një gjë e tillë dhe është faktike. Ai nuk arriti me realizu lakminë e tij me Listën Guxo dhe një gjë të tillë e bëri në zgjedhjet lokale duke bashkëpunu dhe bërë koalicion me kryetarin aktual.
Ai nuk hoqi dorë nga pozita e këshilltarit komunal, duke marrë pjesë në seancën inaguruese, deri sa ju sigurua drejtoria për të cilën u bë pazar në nivelin lokal edhe përkundër që si elozhe për vetën, proklamoj të kundërtën!
Ti nuk mund të thurresh lavde për të nderuarën Presidente znj. Vjosa Osmani, sepse ajo fillimisht të njeh shumë mirë dhe e dyta punën dhe sukseset e saj po i njeh e gjithë bota.
Është parimore për me fol për një gjë duhet me qenë pjesë e asaj situate, strukture e jo prej karrikës së drejtorit ku keni rahatu vetën dhe mundoheni me bë faktorizimin me zor.
Partia Guxo, vazhdon të jetë e fuqishme duke përfaqësu vetën e saj si në nivelin lokal dhe atë qendror, duke mbrojtë interesat e qytetarit dhe duke u mbështetur çdo ditë e më shumë.
Andaj ajo që mund të themi për fund është shijoje këtë pozitë modeste të kësaj drejtorie mundësisht deri në përfundim të mandatit, sepse vetëm kjo të ka mbetë!