Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.
Në aksident të përfshirë ishin një kamion dhe një furgon.
Si pasojë e këtij aksidenti raportohet të ketë të lënduar ndërsa nuk janë dhënë detaje shtesë nga Policia e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ekipet emergjente.
Duhet përkujtuar që numri i aksidenteve në trafik ka qenë mjaftë i lartë gjatë muajve të fundit.
Si pasojë e këtyre aksidenteve pati edhe qytetarë të shumtë të cilët humbën jetën.
Për shkak të kësaj nga Policia e Kosovës kanë vazhduar me mobilizim në pika të shumta, në mënyrë që të shohin nga afër mos-respektimin e rregullave të trafikut dhe gjobitjen e të gjithë atyre të cilët nuk u përmbahen këtyre rregullave dhe rrezikojnë veten dhe të tjerët gjatë pjesëmarrjes në trafik.