25,11,2024

Komuna e Ferizajt rrëzon “Orë-Kullën” për shkak të punimeve në hekurudhë

Must Read

Komuna e Ferizajt të premten ka rrënuar objektin e njohur si “Ora-Kullë” për shkak të punimeve në rehabilitimin e hekurudhës në qendër të qytetit nga “Infrakosi”.

Albion Sherifi, zëdhënës i komunës, ka thënë se ky objekt ishte ndërtuar pa ndonjë leje ndërtimore.

“Në kohën kur është ndërtuar ishte objekt pa leje, gjersa tani është rrënuar fillimisht duke u trajtuar si objekt pa leje, së dyti, duke vepruar sipas kërkesës së ‘Infrakosit’, për shkak të fillimit të dëmtimit të këtij objekti dhe rrezikut eventual që mund të paraqesë, gjithashtu edhe si një pengesë për zhvillimin e projektit aty e natyrisht edhe si kërkesë e qytetarëve, për shkak të mospërfaqësimit të asgjëje identifikuese për Ferizajn”, ka thënë Sherifi për KOHËN.

Pas rrënimit të këtij objekti, ka pasur edhe reagime të banorëve me arsyetime se “Orë-Kulla” nuk është dashur të rrënohej, por të investohet në riparimin e orëve të cilat ishin të vendosura në mure të saj.

Kur u ndërtua më 2009, objekti të cilit qytetarët nisën t’i referohen si “Ora-Kullë”, nxiti goxha debat si për mënyrën se si u vendos aty ashtu edhe për pamjen. Pas kësaj objektit iu shtuan disa elemente hekuri, por që prapë nuk arriti të bëhej objekt me të cilin identifikohej qyteti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img