Kryetari I Ferizajt Agim Aliu, në një takim që ka pasur me ZëvendësKryeministrin e parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri dhe zëvendësministrin Xhavit Zariqi ka kërkuar që të dinamizohet procesi i kalimit në pronësi të Komunës të pronave nën menaxhimin e AKP-së, tejet të nevojshme për investimet tona strategjike
Këtë e ka bërë të ditur kryetari I ferizajt Agim Aliu
“Sot, takova ZëvendësKryeministrin e parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri ku diskutuam për nevojën që të dinamizohet procesi i kalimit në pronësi të Komunës të pronave nën menaxhimin e AKP-së, tejet të nevojshme për investimet tona strategjike si dhe të tjera publike për qytetin tonë.
Në takimin që patëm bashkë me zëvendësministrin Zariqi, nga numri dy i Qeverisë mora garancën për mbështetjen në këtë proces si dhe nisma të tjera të cilat i japin hov zhvillimi, Komunës së Ferizajt.
Falënderoj ZëvendësKryeministrin Tahiri për pritjen e mbështetjen!” ka shkruar Aliu