29,04,2024

Agim Aliu: Po i kthejmë funksionalitetin dhe bukurinë e munguar Ferizajt (Foto)

Must Read

Punimet  në kuadër të projektit “Bashkimi i Qytetit” dalë ngadalë po  i ofrohen punëve përfundimtare.

Përveç  funksionalitetit    si duket edhe përmes fotove qytetit po I shtohet edhe bukuria.

Është  kjo pjesa, tashmë e emëruar “Te rrethi i Madh”  ku sot ka përfunduar edhe shenjëzimi  dhe sinjalizimet.

Kjo edhe nuk ka shpëtuar pa u vërejtur nga qytetarë, e ku njëri ndër ta ka bërë edhe një foto nga lartësi  ku paraqitet një pamje vërtetë e bukur e kësaj pjese.

Për këtë ka shkruar edhe kryetari  i Ferizajt Agim Aliu, i cili i ka bashkëngjitur edhe disa foto të punëve përfundimtare në këtë pjesë të rrugës.

“Shenjëzimi përfundoi e bashkë me të edhe mbjellja e luleve tek Rrethi i Madh afër Spitalit, për t’ia kthyer funksionalitetin e bukurinë e munguar, gjithë asaj zone” ka shkruar kryetari i Ferizajt  Agim Aliu.

E si duket kjo pjesë mund ta vlerësoni nga fotot.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img