29,11,2024

Deputetë të Kuvendit të Kosovës në takimet e OECD-së dhe AP të NATO-s

Must Read

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga deputetët Doruntinë Maloku dhe Elmi Reçica, po merr pjesë në takimet e Rrjetit Global Parlamentar të OECD-së dhe deputetëve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Paris.

Ata kanë ndjekur diskutimet në disa sesione që trajtonin temat e energjisë globale, inovacionet në transport, inteligjencën artificiale, zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe rolin e edukimit në zhvillimin ekonomik, me theks të veçantë për performancën në testin PISA.

Deputetja Maloku ka shfaqur shqetësimin në lidhje me rezultatin e nxënësve kosovarë në testin PISA, të cilët radhiten ndër të fundit në rang botëror.

Bashkë me dhjetëra përfaqësues të shteteve të ndryshme nga Evropa, Azia e Amerika Latine, janë ndarë përvojat e shteteve të tyre, në mënyrë që të merren në konsideratë veprimet për ta përmirësuar rezultatin e nxënësve kosovarë.

Gjatë ditës së sotme, deputetët kosovarë morën pjesë edhe në një diskutim me sekretarin e përgjithshëm të OECD-së, Angel Gurria.

Ndryshe, deputetët kosovarë janë ftuar në cilësinë e delegacionit të përhershëm të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img