10,09,2025

Laureta Vogliqi, fitues e çmimit “Gursel Sylejmani”

Must Read

Në Galerinë e Arteve në Ferizaj, sonte u hap ekspozita kolektive kushtuar 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Ky aktivitet u mbajt nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Ekspozitën në fjale e ka vlerësuar tejet lart drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati-Shabani. Ajo ka thënë se kjo ekspozite tashmë është bërë tradicionale dhe me punimet e tyre po paraqiten artistë pothuajse nga të gjitha trevat shqiptare.

Me një fjalë rasti të pranishmëve i është drejtuar edhe Skender Bedriu nga Galeria e Arteve në Ferizajt si dhe Ilmi Sadiku, kryetar i Shoqatës së Artistëve Figurativ “Zef Kolombi” në Ferizaj.

E nga ana tjetër Laureta Vogliqi fituese e çmimit “Gursel Sylejmani”, është shprehur tejet mirënjohës ndaj të gjithë atyre që përzgjidhen punimin e saj dhe e nderuan me emrin e dëshmorit “Gursel Sylejmani”.

Jurinë e kësaj ekspozite e përbehej nga: Fitim Avdyli-kryetar, Shkurte Ramushi-anëtare nga Prishtina, si dhe Muhamed Ali-Ali-anëtarë nga Kumanova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img