10,09,2025

Komuna e Hanit të Elezit nënshkruan “Memorandum Mirëkuptimi” me projektin “Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë – SEEK”

Must Read

”Kryetari i Komunës Rufki Suma” priti në takim pune z.Valon Kuliqi, Koordinatorë i projektit “SEEK – Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë”.

Z.Kuliqi e njoftoi kryetarin Suma lidhur me projektin për të cilin tha se është një aktivitet në kuadër të Programit të Pragut për Kosovën të MCC-së i zbatuar nga Fondacioni i Mijëvjeçarit të Kosovës (MFK) (EMENA-KOS18MCC5206), që ka për qëllim të zvogëlojë konsumin e energjisë elektrike në sektorin e banimit duke ndarë subvencione dhe stimuj të tjerë ekonomikë për njësitë e banimit që të investojnë në masa të Efiçiencës së Energjisë (EE) dhe në Burime të Ripërtërishme të Energjisë (BRE), nëpërmjet pakos ndërhyrëse Rinovimet për Efiçiencë në Njësitë e Banimit (HER).

Ai tha se duke marrë parasysh që Komuna e Hanit të Elezit është e angazhuar në ndërmarrjen e hapave proaktivë për integrimin dhe forcimin e strukturave organizative të përshtatshme për përmirësimin e masave të EE/BRE në sektorin e banimit dhe duke u bazuar në mirëbesimin e dyanshëm dhe në frymën e bashkëpunimit miqësor do të nënshkruhet Memorandum Mirëkuptim për të realizuar këtë projekt në Komunën e Hanit të Elezit.

Ndërsa kryetari i Komunës Rufki Suma duke falënderuar z.Kuliqin dhe projektin SEEK që kanë përzgjedh komunën e Hanit të Elezit si komunë partnere u zotua në zbatimin e të gjitha aktiviteteve të Projektit në përputhje me dispozitat e këtij Memorandumi, duke përfshirë edhe caktimin e burimeve të nevojshme institucionale, njerëzore dhe financiare për zbatimin e suksesshëm të këtij Memorandumi.

‘Komuna e Hanit të Elezit’- pajtohen të realizojnë përgjegjësitë e tyre përkatëse dhe të kenë marrëdhënie të ngushta bashkëpunimi, komunikim të rregullt dhe konsultime në mënyrë që të përmbushet objektivi i Projektit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img