Sot ka përfunduar afati kalimtarë i Janarit për volejboll i ishte i hapur që nga 15 Janari. Gjatë kësaj kohe ka pasur shumë lëvizje brenda klubeve vendore të volejbollit por nuk kanë munguar as transferimet ndërkombëtare.
Pas përfundimit të afatit për transferime vendore i cili është mbyllur sot në orën 18:00 Federata e Volejbollit ka publikuar listën e transferimeve që kanë ndodhur në klubet kosovare.
Në këtë listë prinë klubi ferizajas KV Luboteni nga i cili nuk është larguar asnjë lojtarë por është përforcuar me 7 lojtarë të rinj.
Ndërsa klubi tjetër ferizajas, KV Ferizaj është përforcuar me dy lojtarë, një vendor dhe një ndërkombëtar ndërsa janë larguar tre lojtarë port ë cilët kanë mbetur në ekipin ferizajas Luboteni.