27,04,2024

SEJDIU: Zgjedhjet në KBI-në e Ferizajt po zhvillohen në kundërshtim me etiken Islame

Must Read

Imami i njohur ferizajas,efendi Ardian Sejdiu,përmes një postimi e ka kritikuar procesin zgjedhor në Këshillin e Bashkësisë Islame në Ferizaj.Ai ndër tjerash ka vë theksin në atë se ky proces po zhvillohet në kundërshtim të plotë me etiken islame.Imamin Ardian efendi Sejdiun, ferizajasit e njohin si predikuesin i cili sa ishte imam në Xhaminë e fshatit Muhoc, tubonte një numër të madh besimtarësh.Predikimet e tija trajtonin aspekte te moralit, besimit, e të së drejtës islame,gjithmonë duke respektuar traditën tonë fetare e historike.Pavarësisht largimit nga aty ,ai po vazhdon që profesionin e tij prej teologu ta ushtroj herë pas here në diasporë e trojet tjera etnike shqiptare.Në vazhdim po ua sjellim në tërsi opinionin e tij për zhvillimet e fundit.në KBI- në e Ferizajt.

Opinion

Fatkeqësisht Procesi Zgjedhorë në KBI- Ferizaj po zhvillohet në kundërshtim të plotë me etikën Islame dhe institucionale (shpifje, akuza, premtime të kota, loj me kartën e imamllëkut etj), ku si rrjedhojë, çdo palë zgjedhje po krijojnë hendeqe edhe më të thella sesa ato paraprake dhe mosrespekt n’relacion me shoqërin-xhematin, në vend se të ofrojnë zgjidhje dhe të krijojnë ura ndërlidhëse; institucion shoqëri.
Kolegë të respektuar,
Ju mund ta vazhdoni avazin e vjetër, por një gjë ta keni parasysh se, kështu e njollosni vetën dhe institucionin, dhe si rrjedhoj nuk do e keni kredibilitetin e duhur ta përfaqësoni Islamin dhe shoqërin Islame, edhe nëse uleni në karriga prej arit..?!
Ju porosis të bëni gara me suksese në punën tuaj, vlera të mirëfillta dhe program adekuat për rrethanat socio-politike nëse ja dëshironi të mirën vetës dhe shoqërisë…
Me respeskt,
AS.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img