28,11,2024

Për Leard Sadriun interesohet Legia Warshav dhe klube të njohura evropiane

Must Read

Leard Sadriu, futbollist i kampionit në fuqi të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija nga Tetova, njëherësh kapiten i kombëtares së Kosovës U-19 dhe i përfshirë edhe për Kosovën U-21, është në llupën e disa skuadrave evropiane.

Raportohet se interesim për të ka shprehur edhe gjigandi polak Legia.

Sadriu është prej mbrojtësve më të mirë dhe nuk përjashtohet mundësia që të largohet nga skuadra kuqezi nëse nuk do të ketë sa më shumë hapësirë. Çfarë thonë nga agjencia “Soccer 11”?

“Për lojtarin ka interes nga disa klube, lojtari është nën kontratë me Shkëndijen dhe interesi është të ketë sa më shumë hapësirë aty, nëse klubi nuk mbështet Leardin si projekt atëherë do të mendojmë zgjidhje tjetër”, thonë nga agjensia “Soccer 11” për gazetën kombëtare “Bota sot”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img