30,11,2024

Muzicientët e ri mbajnë koncert në Ferizaj

Must Read

Në teatrin “Adriana” në Ferizaj është mbajtur koncert festiv organizuar nga kursi i muzikës “Kromatika” në Ferizaj. Ky koncert që zakonisht mbahet në fundvit, për dallim nga vitet e kaluara këtë vit ka pasur edhe pika vokale ku fëmijët kanë kënduar këngë të ndryshme të dëgjuara. Profesor i pianos, Shaban Ratkoceri, tha se ky koncert është më i veçantë për shkak të pjesëmarrjes së solistit Aunor Zeneli, i cili përfaqësoi Kosovën në festivalin “Lions World Song” në Poloni gjatë muajit nëntor.
“Ky nxënës tash së fundi ka realizuar një këngë, ka kompozuar një këngë me të cilën ka marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar në Poloni dhe duhet të ceket se kjo është për herë të parë që Kosova merr pjesë në një festival të tillë ku marrin pjesë mbi 100 shtete. Ky koncert realizohet për fëmijët që kanë talent në muzikë dhe kanë probleme në të pamurit dhe ky djalë ka arritur që të shkojë deri në gjysmëfinale dhe kjo është një sukses shumë i mirë si për nxënësin po ashtu edhe për mua si kompozitor që e kam përpunuar këngën dhe e kam realizuar dhe jemi shumë të kënaqur që ky nxënës ka arritur të dalë në atë koncert. Jemi munduar që ne si kurs ta bëjmë një organizim ashtu siç duhet që fëmijët të ndahen të gjithë të kënaqur, të ndahen të barabartë, që ata të kënaqen në këtë fundvit, të marrin mirënjohje për angazhimin e tyre, t’u marrin dhuratat për festat e fundvitit”, tha Shaban Ratkoceri.
Ai tha se këto lloj koncerte janë stimulim për muzikantët e ri që të vazhdojnë në të ardhmen në këtë fushë.
“Zakonisht muzikantët ajo që i stimulon më së shumti janë koncertet, programet e ndryshme muzikore që ata organizojnë. Gjithmonë përgatitjet janë me një qëllim që ata të dalin dhe të tregojnë aftësitë e tyre, të tregojnë ushtrimet, meloditë, instrumentalet e tyre që ata i kanë përgatitur për prindërit e tyre ose për këdo qoftë, për audiencën që e kemi aty brenda në sallë. Është e rëndësishme të cekim se këtu kemi nxënës të ndryshëm, nxënës të cilët ndoshta janë me vite në kursin e muzikës “Kromatika”, mirëpo kemi edhe nxënës të cilët kanë ardhur që një muaj ose dy muaj, mirëpo të gjithë pa përjashtime i kemi përgatitur për të dalë në koncert që të gjithë të dalin të kënaqur dhe të gjithë që kanë përgatitur sado pak, një vepër nëse e kanë përgatitur edhe ai të dalë në koncert”, tha Shaban Ratkoceri.
Sa i përket talentëve të rinj në fushën e artit, Ratkoceri tha se në Kosovë ka mjaft të tillë, por duhet të punohet me ta që të mos anashkalohen talentet e tyre.
“Fatmirësisht në Ferizaj dhe në Kosovë në përgjithësi kemi talentë të shumtë në fushën e muzikës dhe këta talentë duhet që të ndjekin mësimet nëpër shkollat e muzikës, nëpër kurse të ndryshme kulturore që ata të zhvillohen edhe më tej me talentin që e kanë. Çdo talent duhet të punohet dhe të zhvillohet që ai të avancohet në instrument, në vokal apo kudo që të jetë tjetër mirëpo duhet që të merremi me këta talentë dhe të punojmë me këta talentë që mos të dalin rrugëve por të punojnë, të ushtrojnë gjithmonë të kenë aktivitete të ndryshme dhe muzika është drejtimi më i mirë edhe fusha më e mirë që atyre i bënë mirë direkt në emocionet e tyre, në sjelljen e tyre. Çdo fëmijë që merret me muzikë ai ka një kulturë ndryshe nga të tjerët dhe kjo i ndihmon shumë në zhvillimin e tij më gjatë”, tha Shaban Ratkoceri.
Në këtë koncert kanë marrë pjesë 16 solistë dhe interpret të pianos të moshave të ndryshme me 13 këngë të performuara të cilat janë orkestruar nga Shaban Ratkoceri, TRANSMETON tELEVIZIONI tEMA.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img