26,11,2024

Prelezi i Muhaxherëve shembull i organizimit e aktivizmit qytetar

Must Read

Ferizaj. 08.12.2019.

Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliut këtë të diele i bënë konak banorët e fshatit Prelez i Muhaxherëve. Ata sot shënuan Ditën Tradicionale të fshatit ku kishin përgatitur një varg aktivitetesh e prezentimesh tok së bashku, Këshilli i Fshatit e banorët e Prelezit të Muhaxherëve. Ky fshat i rilindur me investimet në infrastrukturën rrugore që realizoi Komuna e Ferizajt, me kontributin e komunitetit po kompleton gjithë infrastrukturën e nevojshme, të munguar vetëm pak kohë më parë.

Pastrimi i fushës, duke eliminuar deponinë e mbetjeve të ngurta për t’u shndërruar në park, rregullimi dhe rrethimi i varrezave të vjetra e të reja të fshatit, zgjedhja e kopshtarit që përkujdeset për mirëmbajtjen e gjithë hapësirave publike në fshat, vendosja e shportave të mbeturinave investim nga Komuna e Ferizajt dhe kërkesa për ndërtimin e nënkalimit që ka marr dritën jeshile nga qeverisja lokale janë vetëm disa nga sukseset e shumta që realizuan komuniteti model i banorëve të fshatit Prelez i Muhaxherëve.

I impresionuar me aktivizmin qytetar, korrektësinë e transparencën e trajtimit të nismave në dobi të fshatit, i pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se nisma të tilla komunitare japin porosinë e qartë se me angazhimin e komunitetit, që tashmë ka filluar edhe në fshatra të tjera, do të arrihet të përmbushet pjesa e shmangur e aktiviteteve tona.

“Kemi ardhur në fshatin Prelez, me një kënaqësi të veçantë, për arsye se kemi një aktivitet të veçantë që në fakt nuk është që ka përfunduar sot, por është rezultat i një pune të gjatë, një pune të palodhshme të komunitetit të fshatit Prelez. Kam ardhur për të parë punën e tyre, sado që kam ndjekur vazhdimisht punën e tyre, e kemi mbështetur punën e tyre, por më shumë sot për të përgëzuar dhe njëkohësisht edhe për të ftuar edhe komunitetet e fshatrave tjera që të vijnë në Prelez të Muhahaxherëve dhe të shohin një model më ndryshe të funksionimit të komunitetit. Zaten, duke parë këtë punë të komunitetit të fshatit Prelez tashmë kanë filluar edhe disa kryetarë të fshatrave në vise të tjera që të vijnë e të shohin këtë aktivitet këtu, ku kanë ardhur tek ne në Komunë dhe kanë parashtruar kërkesa që t’i mbështesim ata. Gjithsesi se ashtu siç kemi filluar ta mbështesim fshatin Prelez, sigurisht se do t’i mbështesim edhe komunitetet tjera në fshatra tjera sepse është duke u plotësuar pjesa e shmangur e aktiviteteve tona, qoftë publike, qoftë qytetare. E kjo pjesa e shmangur e aktiviteteve publike ka të bëjë me mbrojtjen e ambientit dhe nëse duhet çmuar kjo punë e banorëve të fshatit Prelez është pikërisht kjo punë e palodhur në drejtim të përmirësimit mentalitetit, respektivisht kësaj shmangie nga agjenda qytetare dhe publike. Prandaj, përgëzimet më të mira nga ana ime si Kryetar i Komunës shkojnë për kryetarin, kryesinë, këshillin, por mbi të gjitha për të gjithë banorët e fshatit Prelez të cilët madje kanë kontribuar me një sasi të konsiderueshme mjetesh financiare për të ndryshuar ambientet që i rrethojnë” tha ndër të tjera, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

E edhe vet protagonistët e këtij shembulli suksesi që duhet ndjekur nga të gjitha fshatrat, thanë se me përgjegjshmëri, angazhim vetmohues e kontribut të përbashkët mund të përfundohen shumë punë tejet të nevojshme për fshatin e banorët që jetojnë aty. Adnan Reka dhe Leundrit Lalinovci, banorë e drejtues të Këshillit të Fshatit Prelez i Muhaxherëve, të entuziazmuar thanë se ky shembull është tregues sesi me pak angazhim të banorëve mund të arrihen suksese të mëdha për komunitetin si dhe duke theksuar objektivat e tyre e që ndër më kryesoret është ajo e ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në këtë fshat si dhe ndërtimi i fushave sportive.

Orët e ditës së sotme që i pari i Ferizajt, Agim Aliu i kushtoi banorëve të këtij fshati kaq të organizuar e të veçantë, u mbushën edhe me aktivitete të shumta të përgatitura për këtë rast. Nga vizita investimeve të kryera në fshat, dreka me ushqime tradicionale, këngët foklorike, recitalet, këngët e vallet e deri tek ngjarja e veçantë e bartur ndër breza, ajo e garës me kuaj që mbylli këtë ditë, bartnin mesazhin e qartë dhe shumë të nevojshëm, atë të unifikimit të banorëve, respektit të ndërsjellë e kontributit të përbashkët që fshatit, bashkë me qeverisjes lokale t’i sjellin investime të prekshme, të përdorshme e të domosdoshme për banorët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img