29,04,2024

Investitorët Anglez me akademi për futbollin ferizajas. A po vijnë ditë të mira për futbollin ferizajas?(Dokument)

Must Read

Pas  problemeve te klubin futbollistik Ferizaj dhe krizave që pati edhe pas nënshkrimit të kontratës së nënshkruar me investitorët anglez, këta të fundit kanë ofruar një kontratë të re e cila si duket do të ngjallë shpresat e klubit dhe dashamirët e sportit ferizajas.

Investitorët anglez kanë dërguar një propozim tek bordi I klubit për  daljen nga situate e deritashme klubit.

Me këtë propozim marrëveshje  ata kanë kërkuar   që të marrin kontrollin e plotë  operativ të klubit me aksionet e njëjta sipas kontratës së parë.

Sipas një dokumenti që ka siguruar Ferizajpress nga burime të brendshme të klubit,  kërkohet që Investitorët e huaj të sjellin një drejtor ekzekutiv  nga Anglia  që të menaxhoi klubin në përditshmëri, të bëhet një  ristrukturim i menjëhershëm i  klubit të çdo anëtari të stafit që ka punuar në mënyra aktive  kundër investitorëve të huaj.

Gjithnjë sipas këtij dokumenti kërkohet që Drejtori i Përgjithshëm  i Mbretërisë së Bashkuar  të krijoi një staf të duhur që përfshinë  kontabilitetin  profesional,sigurimin e financave  dhe ekspertizën  e marketingut si dhe burimeve të mjaftueshme  administrative.

Gjithashtu në bazë të këtij dokumenti pritet që  menjëherë të filloi  një akademi profesionale e futbollit e cila do të sigurojë  burime shtesë nga Mbretëria e bashkuar në klub. Pjesë e këtij dokumenti është edhe kërkesa që klubi të tregtojë në afatin  kalimtar të Janarit 2020 për të forcuar m skuadrën dhe  për të sjellë një cilësi  të pranueshme  për të siguruar mbijetesën në Superligë këtë sezon.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img