10,11,2025

Siguria në trafik, Mustafa diskuton me kryetarët e komunave të Kosovës

Must Read

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ministri në detyrë Ekrem Mustafa nesër do të takohet me kryetarët e komunave të Kosovës, për të diskutur për sigurinë në trafikun rrugor të Kosovës.

Nga MPB përmes një komunikate për media, bëjnë të ditur se takimi do të mbahet nesër  në një hotel në Prishtinë, nga ora 10:00

“Nesër do të mbahet takimi me kryetarët e komunave. Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, do të mbajë takim me kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës. Takimi do të mbahet nesër, më 4 dhjetor, në hotel “Emerald” duke filluar nga ora 10:00. Temë diskutimi do të jetë siguria në trafikun rrugor në Kosovë”, shkruhet në komunikatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img