19,12,2024

Asfaltohet rruga 4.5 kilometërshe në Dremjak të Ferizajt

Must Read

Banorët e fshatit Dremjak, i janë gëzuar sot asfaltimit dhe rregullimit të rrugës e cila lidh këtë fshat edhe me fshatrat e tjera, e cila ishte në gjendje të keqe deri më tani. Autoritetet komunale të prirë nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu kanë ndjekur nga afër punimet që po bëheshin sot falë kushteve të mira atmosferike për asfaltim dhe janë shprehur të kënaqur që edhe një nevojë jetike e banorëve të kësaj ane, të ketë një qarkullim më të lehtë.

Kurse drejtori i Infrastrukturës në qeverinë lokale të Ferizajt, Arbër Bytyqi ka potencuar se sot po vendoset shtresa e parë, ndërsa pas disa kohësh do të vendoset edhe shtresa e dytë për ta bërë sa më të qëndrueshëm këtë projekt infrastrukturor, përderisa ka shtuar se ky projekti është në kuadër të projektit të unazës së jashtme të qytetit të Ferizajt.

“Në kuadër të projektit të unazës së jashtme të qytetit sot jemi në fshatin Dremjak ku po bëjmë asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Dremjak, bëhet fjalë për një gjatësi rreth 4 kilometra e gjysmë, punimet kanë filluar 3 muaj me parë, ndërsa sot po bëjmë asfaltimin e shtresës së parë në trashësi rreth 7 centimetra, ndërkaq gjerësia është gjashtë metra, me përfundim të shtrese së parë planifikojmë që në fillim të vitit te ardhshëm pritet të bëhet edhe shtresa e dytë e kësaj rruge. Fshati Dremjak ka qenë njëri ndër fshatrat e harruar, ndërsa investimi i parë ka filluar vite me parë me asfaltimin e rrugicave, mirëpo për shkak të pa përgjegjësisë së kompanisë është dashur te shkojmë në masa ekstreme dhe shkëputjen e asaj kontrate, që punimet nuk janë kryer me cilësi dhe me afat të caktuar, dhe besoj që vitin tjetër do të fillojmë me rregullimin e rrugicave të këtij fshati”, ka thënë drejtori Bytyqi.

Ndërsa vet banorët që jetojnë në këtë mjedis thonë se e kishin të vështirë të përballeshin me baltë e pluhur deri në ditët e sotme.

Mësohet projekti i unazës së jashtme të qytetit kap shumën rreth 3 milion e gjysmë euro dhe është projekti i komunës së Ferizajt në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Infrastrukturës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img