25,11,2024

Shtëpia e bamirësisë’ simbol i humanizmit në Ferizaj

Must Read

“Vrapojmë për bamirësi” me 28 nëntor është qëllimi kryesorë i aktivitetit që ka filluar në Ferizaj dhe po përcillet me një sërë aktivitetesh ku bënë pjesë edhe “Shtëpia e bamirësisë” me qëllimin e vetëm që të grumbullohen fonde për sigurimin e vandbanimit për një familje me kushte të rënda ekonomike, shkruan Gazeta Metro
“Shtëpia e bamirësisë” tani më është bërë simbol i humanizmit për Ferizajasit, ajo vizitohet shumë gjatë ditës madje është atraktive edhe për nxënësit e shkollave fillore që kanë filluar ta vizitojnë atë në mënyrë të organizuar me mësimdhënësit e tyre.
Gjysmëmaratona që do të organzohet në ditën e pavarësisë së Shqipërisë me 28 tetor me moton “Vrapojmë për bamirësi” ka kanalizuar edhe shum aktivitete tjera para kësaj date ku bën pjesë edhe “Shtëpia e bamirësisë” e qëllimi i vetëm është mbledhja e sa më shumë fondeve për sigurimin e banimit për familjen e Haki Ramadanit.

Kjo shtëpi qëndron para objektit të Kuvendit Komunal të Ferizajt që nga data 24 tetor e këtij viti, aty mund të pish kafe të blesh gjëra ushqimore dhe të ndihmosh, gjithashtu aty mund të blihen edhe numrat për pjesëmarrje në gjysmëmaratonë.
Deri në fund të muajit aty planifikohet të organizohen edhe aktivitetet të ndryshme siç është nata e filmit, nata e sportit, nata e muzikës, e pranë kësaj shtëpie mund të blihen edhe piktura të ndryshme nga artistët Ferizajas dhe mjetet e grumbulluara nga shitja e tyre do t’i bashkohen fondit të bamirësisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img