26,11,2024

Leard Sadriu, kapiten i Kosovës U19 shkëlqeu në barazimin ndaj Rusisë

Must Read

Kombëtarja e Kosovës në futboll, kategoria deri në 19 vjet, ka arritur një pikë shumë të rëndësishme kundër Rusisë si mysafir.

Kosova luajti mjaft mirë gjatë gjithë ndeshjes duke qenë syçelë në mbrojtje dhe e rrezikshme në sulm.

Pikërisht ‘dardanët’ ia dolën që të shënonin të parët me anë të Adonis Aliut në minutën e 11.

Menjëherë pas disa sekondash barazuan rusët me anë të Igor Sholik.

Më pas, loja pësoi në ritëm pasi që rusët e kuptuan se kishin të bënin me një kombëtare më të fortë se sa e kishin menduar, transmeton Periskopi.

Ishte Rusia ajo që diktoi tempon e lojës dhe që pati posedimin më të madh të topit, por një gjë e tillë edhe pritej. Sidoqoftë, vlen t’i përmendim dy lojtarët tanë të mbrojtjes qendrore Leard Sadriun dhe Pllana që ishin të pakapërcyeshëm. Vlen të theksohet që Kosova është në grupin I për kualifikimet për kampionatin evropian bashkë me Rusinë, Uellsin dhe Poloninë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img