28,04,2024

Aksident në rrugën Ferizaj-Lipjan, vdes një 21-vjeçare

Must Read

Sot rreth orës 01:35 të mëngjesit, në rrugën Ferizaj-Lipjan ka humbur jetën një 21 vjeçare, derisa pesë persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur Policia Rajonale e Ferizajt përmes një komunikate drejtuar mediave.

“Në këtë aksident ,pasagjerja A.A.( f/sh/k 21 vjeçare) ka humbur jetën dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML Prishtinë”, ka njoftuar Policia.

Sipas policisë vozitësi kishte humbur kontrollin e veturësë dhe kështu ka dalë jashtë rrugës ku ka rënë në lumin e fshatit Muzeqinë.

“Sipas raporteve të para,rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës VW Golf V.O. ( m/sh/k 26 vjeçar ) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ,humb kontrollin mbi timonin, kalon jashtë rrugës në anën e majtë me ç”rast automjeti bie në lumin e fshatit”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img