Nsima Socialdemokrate në vazhdën e tubimeve elektorale sot ka qëndruar edhe në Ferizaj, me ç’rast bëri hapjen zyrtare të fushatës.
Nga aty kandidati për kryeministër Fatmir Limaj, tha se projekti “Bashkë për Shtetin” po i bashkon qytetarët dhe po i bën të ndjehen krenar.
“Jemi bashkuar në këtë projekt misionar për t’i shërbyer vendit të bashkuar me njerëz të vullnetit të mire, profesionistë, aktivistë dhe simpatizantë”.
“Jemi bashke për shtetin për sigurimet sociale, bashkë për shtetin për të rinjtë, bashkë për shtetin për t’i ndihmuar ata që kanë nevojë, bashkë për shtetin për kulturë, bashkë për shtetin për t’i luftuar padrejtësitë, bashke për shtetin për të siguruar drejtësi për të gjithë”.
“Bashkë për shtetin për qytet të kulturës dhe ekonomisë, për të mbështetur kulturën, rininë dhe sportin, e mbi të gjitha bashke për shtetin e për Ferizajn për të fuqizuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit tonë”.
Limaj gjithashtu tha se do të angazhohen për ligjin e punës, sigurimet sociale e shëndetësore dhe për gratë.