Gjatë ditës së sotme, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, ka mbledhur anëtarët e KPF-së me ç’rast ka diskutuar shumë pika të rendit të ditës.
Fillimisht drejtoresha e Financave në Komunën e Ferizajt, Sebahate Ajeti-Sadiku ka bërë propozim vendimin për miratimin e projektbuxhetit të Komunës për vitin 2020-2022. Ajo tha se ky projektbuxhet është mbështetur në qarkoren buxhetore 2020-2022, ku Komuna e Ferizajt, ka hartuar edhe këtë buxhet i cili përmban kufijtë fillestar buxhetor të të gjitha burimeve të financimit përfshirë granatet qeveritare si dhe planifikimin e të hyrave venatanke për vitin fiskal 2020 si dhe vlerësimet buxhetore për vitin 2021 dhe 2022. Buxheti i komunës së Ferizaj, për vitin 2020 do të ketë vlerën 35,023,634.00 euro.
Anëtarët e KPF-së për këtë pikë të rendit të ditës nuk diskutuan, në këtë mbledhje duke thënë se një debat me të gjerë do ta zhvillojnë në mbledhjen e Kuvendit të Komunës.
Në këtë mbledhje u diskutuan edhe disa propozim-vendimi për anulimin e 01 NR.3956 të datës 28.07.2004 të Kuvendit të Komunës për revokimin e destinimit për parcelën 708-2 zona kadastrale në Ferizaj.
Po ashtu drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadatsrit Sabri Murseli, ka bërë edhe propozimin-vendimin për këmbimin e disa ngastrave kadastrale në Talinovc tw Muhaxhëreve, si dhe në disa zona kadastrale në Ferizaj.
Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Arben Halili në këtë mbledhje të KPF-së ka propozuar plotësimin dhe ndryshimin e vendimit 01 Nr.129 të datës 31.03.2016. Ky vendim parasheh ndryshimin e shumës për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e Komunës së Ferizajt, pjesa e cila duhet të ndryshohet është neni 1 ku shuma prej 200 të ndryshohet dhe të bëhet 250 , ndërsa pjesa tjetër të mbete e pa ndryshuar. Ky ndryshim u tha se po bëhet pas një kërkesë të Bashkësisë Islame në Ferizaj pasi që shuma e mëhershme nuk mund t’i mbulojë shpenzimet e varrimit.
Këtë pikë të rendit të ditës e përkrahën shumica e anëtarëve të KPF-së.
Në këtë mbledhje drejtori i Arsimit Afrim Llabjani dha një informate në lidhje me përgatitjet e bëra për fillimin e vitit të ri shkollor 2019-2020, si dhe disa pika të tjera të rendit të ditës.
Mbledhja e Kuvendi do të mbahet me datën 30 shtator.