11,09,2025

Ndahet nga jeta gazetarja e RTK-së, Ardita Sylejmani

Must Read

Sot në moshën 32 vjeçare ka ndërruar jetë gazetarja dhe kolegia jonë e RTK-së Ardita Sylejmani. Me këtë rast Drejtori Gjeneral i RTK-së Ngadhnjim Kastrati e ka lëshuar një telegram ngushëllimi në të cilin thuhet:

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të koleges, gazetares së dhomës së lajmeve Ardita Sylejmani – Bllaca.

Ardita dha një kontribut të madh në RTK gjatë tërë kohës sa ka punuar në dhomën e lajmeve. Prandaj, humbja e saj është humbje e madhe për Radio Televizionin e Kosovës.

Përkushtimi në punë në secilën detyrë që iu është besuar, si dhe dashuria për profesionin, bëjnë që Ardita Sylejmani – Bllaca të mbetet në kujtesën e familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Familja Sylejmani, familja Bllaca si dhe kolegë të RTK-së dhe më gjerë pranoni ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e saj nga jeta.

Autor: RTKlive

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img