02,01,2026

Diskutohet draft Rregullorja për vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme në pronë publike

Must Read

Këtë të hënë në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, është diskutuar draft Rregullorja për vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme në pronë publike. Me këtë rast Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi-Bytyqi, ka thënë se me këtë rregullore planifikohet të bëhet një rend për vendosjen e këtyre objekteve.

Ndërkaq drejtori i urbanizmit dhe mjedisit Lulzim Aliu, ka thënë se ka qenë kërkesë e kamotshme që të behet një rend për vendosjen e këtyre objekteve në pronën publike.

Sipas tij, deri më tash këto objekte kanë qenë të vendosura vend e pa vend, ndërkaq tash e tutje pritet të vendoset një rend dhe rregull për të gjitha objektet e përkohshme në qendër të qytetit të Ferizajt, por edhe në periferi.

Qytetarët ferizajas vërejtjet dhe sugjerimet e tyre në lidhje me këtë draft Rregullore mund t’ i dorëzojnë edhe tek zyra e Kuvendit, deri sa të del për miratim në Kuvendin e Komunës në njërën nga seancat e radhës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës mbajti mbledhjen e parë me legjislaturën e re

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të Kuvendit të Komunës...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img