15,09,2025

Shoqata “Hendifer” pranon donacion në vlerë rreth 25 mijë euro

Must Read

Donacion i madh në pajisje për personat me nevoja të veçanta, arrin tek Shoqata “Hendifer”, kontigjenti me vlerë 25,000 euro.

Si rezultat i bashkëpunimit mes Komunës së Ferizajt dhe Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta “Hendifer” në Ferizaj, personat me nevoja të veçanta në Ferizaj arritën të përfitojnë donacion në pajisje e teknikë nga Gjermania në vlerën 25,000 euro. 122 karroca për invalidë, 12 bicikleta për invalidë dhe 6 shtretër donacion nga “Selaam” përmes Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta “Hendifer” do të shpërndahen tek qytetarët në nevojë në komunën e Ferizajt.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu me këtë rast përveç asistencës së ofruar në transportin dhe procedurat tjera të pranimit të donacionit, ka siguruar edhe depon ku janë të vendosura këto pajisje. Edhe drejtuesit e shoqatës “Hendifer” të kënaqur me këtë mbështetje, këtë donacion, thanë se kjo ndihmë është mëse e nevojshme për qindra qytetarë me nevoja të veçanta dhe se do të zgjidh shumë kërkesa të komunitetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img