19,01,2025

Në Ferizaj ndalohen dy persona për veprën penale lëndim i lehtë trupor

Must Read

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinion se ka ndaluar dy persona të dyshuar me inicialet R.T., dhe A.T., në kohëzgjatje prej 48 orësh.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit, më 24 Gusht 2019, në Ferizaj, me qëllim të hakmarrjes, kanë ndaluar në rrugë të dëmtuarin R.K., dhe e kanë goditur me grushte dhe shkelma, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, me ç’rast në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zjarri përfshiu pullazin e një ndërtese në Ferizaj, evakuohen banorët

Një incidenti zjarri ka ndodhur të premten në Ferizaj, ku zjarri kishte përfshirë pullazin e një ndërtese. Lajmin e ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img