29,11,2024

Bytyqi: Pritet që gjatë këtij muaji të fillojnë punimet në ngritjen e Fabrikës së Ujit në Talinoc të Muhaxherëve

Must Read

Deri kah fundi i këtij muaji pritet të nisin punimet në ngritjen e fabrikës së ujit në fshatin Talinoc i Muhaxherëve. Kështu ka bërë të ditur  i pari i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, me ç’rast ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një projekt që kalon shumën e pesë milion eurove e qe pritet të realizohet nga konsorciumi austriak Strabag. Bytyqi ka shtuar se me këtë projekt do të zbutet gjendja e furnizimit me ujë për fshatrat e pjesës lindore të Ferizajt.

“Për shkak të konfiguracionit dhe reliefit, komuna e Ferizajt është një ndër qytetet që ballafaqohet me mungesën e ujit të pijshëm pasi që fabrika që gjendet në fshatin Pleshinë nuk i plotëson kërkesat e qytetit të Ferizajt i cili është duke u rritur shumë shpejt. Për këtë si komunë detyrohemi që trendet e zhvillimit të qytetit ti përcjellim edhe  në aspektin infrastrukturorë. Një ndër ta është edhe uji i pijshëm. Për këtë qëllim tashmë kemi fituar një projekt rreth pesë milion  për ndërtimin e një fabrike  të ujit në fshatin Talinoc. Tashmë të gjitha çështjet kontraktuale  dhe nënshkrimet  dhe marrëveshjet që kanë të bëjnë me këtë projekt madhorë dhe shumë të rëndësishëm për  qytetin e Ferizajt kanë përfunduar. Gjatë javës së kaluar  kemi nënshkruar edhe marrëveshjet e fundit të  hyrjes në fuqi të kontratës me kompaninë austriake e cila do ta implementojë projektin. Presim që fundi I këtij muaji të jetë edhe fillimi i punimeve  në teren. Gjatë këtij viti planifikohet që të përfundohet faza e projektimit dhe faza e shpimit të puseve ndërsa fundi i vitit të ardhshëm të jetë edhe përfundimi i ndërtimit të komplet fabrikës  të cilën presim që ta lidhim me ujësjellësin e qytetit dhe  përmes kësaj të furnizohet një pjesë e qytetit dhe  disa fshatra të asaj ane” ka thënë Bytyqi.

Për më tepër bëhet e ditur se kjo është vetëm faza e parë e investimeve në këtë projekt, ndërsa sipas zyrtarëve është paraparë edhe një fazë tjetër e cila përfundimisht  do ti bënte zgjidhje problemit të ujit të pijes në komunën e Ferizajt.

“Nëse kemi kapacitete të mjaftueshme të ujit të pijes në do të aplikojmë edhe për fazën e dytë të kredisë që është një vlerë plus pesë milion dhe pas përfundimit të fazës së dytë besojë që do të kemi ujë të pijshëm  të mjaftueshëm jo vetëm për qytetin por edhe për fshatrat” ka thënë Bytyqi.

Komuna e Ferizajt hynë në kuadër të komunave që furnizimin me ujë e bënë  nga burimet sipërfaqësore , kjo e pamjaftueshme për furnizim të rregullt me ujë të pijshëm. Me jetësimin e këtij projekti eksploatimi I ujit do të bëhet nga burimet nëntokësore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img