29,11,2024

Ferizaj, 1 vjet burg për burrin që e rrahu gruan

Must Read

Gjykata e Ferizajt e ka dënuar me 1 vjet burg efektivë të pandehurit B.A, i cili akuzohet për ushtrim të dhunës ndaj gruas së tij. Vendimi për dënim është marrë nga gjyqtari i rastit, Ilir Bytyqi.

Sipas aktakuzë së Prokurorisë së Ferizajt me 06.05.2019 rreth orës 11:30 në një fshat në afërsi të Ferizajt përkatësisht në shtëpinë e tij, ka sulmuar fizikisht të dëmtuarën bashkëshorten e tij K.A.

“Pas një mosmarrëveshje të gjatë mes tyre e që ka rrjedhë si rezultat i problemeve të mëhershme, i pandehuri fillimisht përdor dhunë fizike ndaj saj duke e goditur me shuplaka në fytyrë dhe ashtu në përleshje e sipër, tani e dëmtuara bie nga dritarja e dhomës së katit të parë të shtëpisë, ku si pasojë e njëjta ka pësuar lëndime të rënda trupore të përshkruara në ekspertizën mjeko ligjore”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

Të pranishëm gjatë shpalljes së vendimit ishin e dëmtuara, që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore si dhe familjarët e tjerë.

I akuzuari u sjellë në gjykatë nga policia, sepse i njëjti ishte në paraburgim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img