14,09,2025

Nis ndërtimi i Këndit të Lojërave tek Parku i Lirisë

Must Read

Se qeverisja lokale e Kryetarit Aliu ka në vizionin e saj aplikimin e masave për mbrojtjen e mjedisit si dhe krijimin e këndeve të reja të gjelbërta e rekreative tashmë është lehtë e prekshme nga qytetarët. Dora institucionale së fundmi është shtrirë edhe me Parkun e Lirisë, për të zbatuar në këtë thesar natyror projektin e shumënevojshëm të ndërtimit të këndit të lojërave në këtë hapësirë dhe rinovimin e nyjeve tjera të dëmtuara në këtë park.

Mushkëria e Ferizajt, Parku i Lirisë me këtë projekt po kthehet tashmë edhe në rekreacion të fëmijëve, hapësirë çlodhëse e argëtuese për të vegjlit që shoqërohen nga familjarët e tyre. Kështu, duke investuar rreth 20 mijë euro, kësaj zone po i shtrohet edhe kjo infrastrukturë e munguar që pa asnjë mëdyshje rrit qarkullueshmërinë dhe vizitorët në këtë pasuri të qytetit.

Ferizajasit së shpejti të vegjlit e tyre mund t’i dërgojnë aty, në një hapësirë ku frymon qetësia, pushimi dhe rekreacioni, përmes këtij projekti të zbatuar nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img